E Shtunë, 31 Tetor 2026

Affleck, triumfues i dyfishtë

Aktori Ben Affleck ka arritur suksese të reja me filmin e tij "Argo".
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve "Bafta", aktori i famshëm amerikan mori çmimin e regjisorit më të mirë, ndërsa filmi i tij u shpall si më i miri i vitit 2012.    Ceremonia u organizua në Royal Opera House të Londrës të dielën në mbrëmje. Pasi mori çmimet, Affleck u shpreh: “Është një surprizë e madhe për mua. Jam shumë mirënjohës për njerëzit që më kanë ndihmuar në karrierën time dhe krenar për veten.”   Filmi "Argo" mundi konkurrencën e "Les Miserables", "Life Of Pi" dhe "Zero Dark Thirty", ndërsa Ben Affleck, i cili nuk është i nominuar për regjisorin më të mirë në çmimet Oscar, la pas Quentin Tarantino, Ang Lee, Kathryn Bigelow dhe Michael Haneke. /Indeksonline

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›