E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganët vodhën “si burrat”

Përmes një kumtese, të hënën është njoftuar për hetimin e skandalit më të madh korruptim dhe financiar në historinë e Afganistanit, i cili ka shkaktuar rrënimin e Kabul Bank.

Në skandalin që lidhet me bankën e cila ka lëshuar afro 900 milionë dollarë kredi pa kamatë, që nuk janë kthyer kurrë, janë të përzier shumë personalitete nga jeta publike në Afganistan. Në mesin e tyre janë edhe vëllezërit e presidentit, Hamid Karzai, dhe të zëvendësit të tij.

Që në vitin 2010 lajmi për korrupsion kishte nxitur afganët që të tërhiqnin kursimet nga Kabul Bank, pas së cilës gjë kjo bankë ka qenë e detyruar të kërkojë ndihmë ndërkombëtare.

Tani në opinion ka dalë raporti i kontrollit amerikan, i cili nëpërmjet kontrollit ka konstatuar se paratë e bankës përfunduan në llogaritë e 19 kompanive që kanë lidhje me anëtarët e elitës politike të Afganistanit. Këto kryesisht ishin kompani të rrejshme, me llogari jashtë vendit. Në fillim të këtij muaji filloi gjykimi i më shumë se 20 të dyshuarve.

Në fakt, banka udhëhiqte dokumentacion të dyfishtë. Nga njëra anë mbante raporte të përmirësuara, të cilat dukeshin legale, e nga tjetra ajo i dokumentonte të gjitha pagesat korruptive.

Humbja e përgjithshme e Kabul Bank arrin në plot pesë përqind të BPV’së të Afganistanit, gjë që këtë skandal bankar e bënë ndër më të kushtueshmit në botë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›