E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gotze i beson Dortmundit

Mesfushori Mario Gotze është optimist se Borussia Dortmund ende mund të mbrojë titullin e kampionit në Bundesligë, pavarësisht disavantazhit prej 11 pikëve ndaj liderit, Bayern Munich.

Dortmund ka shkëlqyer në Ligën e Kampionëve por ka arritur rezultate më pak pozitive në Bundesligë. Të shtunën do të ndeshen me Bayern Munichun dhe Gotze ende beson se Dortmund mund të rrëzojë bavarezët nga kreu.

“Ende është herët. Shumë gjëra mund të ndodhin deri në fund dhe titulli ende nuk është përcaktuar”, deklaroi Gotze gjatë një konference për shtyp. Ylli gjerman veçoi mesfushorin Franck Ribery si futbollistin më të rrezikshëm të Bayernit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›