E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, 48 viktima vetëm në dy ditë

Vazhdon të rritet bilanci i viktimave në Afganistan. Të paktën 48 persona, 42 prej të cilëve janë identifikuar si talebanë, janë vrarë në disa akte dhune në Afganistan. Ky lajm u njoftua sot nga autoritetet afgane. Vetëm në provincën Kunduz, e cila ndodhet në veri të vendit, të paktën 18 talebanë janë vrarë nga forcat afgane të sigurisë gjatë përleshjeve në Archi, e cila është një nga zonat më të rrezikshme të provincës.
Ndërsa në provincën Helmand, më e dhunshmja e vendit, 12 talebanë të tjerë janë vrarë nga forcat e sigurisë.
Ditën e djeshme rebelët talebanë i ngritën një pritë policisë afgane dhe disa ushtarëve të forcave ndërkombëtare. Në përleshje, u vranë tetë talebanë dhe u plagosën tre të tjerë, njoftoi ministria e brendshme afgane.
Po në Helmand , tre rebelë janë vrarë gjatë një operacioni të ushtrisë afgane, policisë dhe forcave ndërkombëtare, në distriktin Greshk. Një komandant lokal i talebanëve, Fazal Rahim, i dyshuar për vrasje të civilëve dhe ushtarakëve afganë, është ndër të vdekurit, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes në një komunikatë.
Në provincën fqinje Nimroz, një grup rebelësh sulmoi një postë të policisë kufitare, në rajonin Kang në kufi me Iranin, sot rreth orës
Gjatë një përleshjeje prej më tepër se nëntë orësh, policia, dy efektivë të së cilës janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur, ka vrarë tetë talebanë, deklaroi shefi i policisë provinciale, Abdul Jabar Pordili.
Në perëndim, në provincën Herat, dhjetë civilë janë vrarë nga rebelët për "bashkëpunim me forcat qeveritare dhe të huaja", i deklaroi AFP-së Abdul Rauf Ahmadi, zëdhënës i policisë afgane për perëndimin e vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›