Venezuelë, Chavez pret liderat e Afrikës dhe të Amerikës Latine
Liderët e Amerikës Latine si edhe të kontinentit afrikan u mBlodhën ditën e djeshme në një samit që po organizohet në Venezuelë nga presidenti i vendit, Hugo Chavez.
Liderët e këtyre vendeve janë mbledhur në ishullin Margarita. Chavez, organizatori i samitit në konferencën hapëse u shpreh se ky samit tenton të krijojë një botë multipolare e cila duhet të luftojë dominimin ekonomik të vendeve të zhvilluara ekonomike perëndimore.
Gjithashtu Chavez pohoi se ky samit, ku morën pjesë 28 vende, do të përpiqet që që të ndihmojë shumë vendet e varfëra në mënyrë që këto shtete të mos jetojnë në varësinë e SHBA-së ose Bashkimit Europian.Ndër të tjera Chavez foli edhe për çështjen e shtetit të Iranit. Lideri venezuelian u shpreh se ndaj shtetit islamik duhen ezauruar të gjitha rrugët diplomatike dhe se do të ishte shumë e dëmshme nëse do të viheshin sanksione ndaj këtij vendi.
Të ftuarit kryesor në këtë samit ishin lideri i Libisë, Geddafi si edhe kryeministri i shumëkontestuar i Zimbabves Mugabe. Udhëheqësit e pranishëm në këtë samit pritet që të sot të firmosin një dokument me anë të së cilit t'i bëjnë thirrje Kombeve të Bashkuara të jenë më të gatshme të ndihmojnë vende me probleme të theksuara ekonomike siç janë vendet afrikane. Sipas shumë analistëve politikë ky samit është një përpjekje për të krijuar një pol të vetëm të vendeve anti-perëndimore.