Votimet në PS, kryeson Rama

Ashtu siç pritej, Edi Rama është konfirmuar në krye të Partisë Socialiste. Edhe pse ende nuk është publikuar rezultati përfundimtar i zgjedhjve, të dhënat nga qytetet e vendit tregojnë për një fitore mbi 90% të Ramës. Nga 82 mijë anëtarë të PS në të gjithë vendin, duket se vetëm 62% e zgjedhësve kanë marrë pjesë në votim. Pritet që një rezultat përfundimtar të shpallet në orët në vijim.
Socialistët e PS-së u thirrën dje për të votuar për kreun e PS ku në garë ishin Edi Rama dhe Maqo Lakrori. Votimi u krye sipas parimit "Një anëtar një votë".
Socialistët e PS-së u thirrën dje për të votuar për kreun e PS ku në garë ishin Edi Rama dhe Maqo Lakrori. Votimi u krye sipas parimit "Një anëtar një votë".