Afganistan, 5 të vrarë nga sulemet e NATO-s

Policia e Afganistanit deklaroi se të paktën 5 roje afgane janë vrarë sot nga një sulm ajror i NATO-s, përgjatë një autostrade në pjesën jugore të këtij vendi.
Komandantë të policisë në provincën Ghazni thanë se rojet e armatosura ishin në autokolonën e makinave furnizuese për bazat e NATO-s, kur ata u qëlluan.
NATO-ja ka konfirmuar se një sulm ajror është kërkuar sot nga një autokolonë e përfshirë në luftime në provincën Ghazni, por ka thënë se raportet e para kishin sugjeruar se sulmi ishte kundër kryengritësve.
Shefi i policisë, Ziraver Zahid, tha se në konflikt nuk ka pasur kryengritës të përfshirë.