E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanja me nivelin më të lartë të papunësisë në BE

Qendra kombëtare e statistikave në Spanjë deklaron se vendi ka nivelin më të lartë të papunësisë në BE.

Sipas këtij instituti, që nga viti 1997 e deri tani niveli i papunësisë në Spanjë është rritur gjithmonë dhe aktualisht Spanja përballet me 21.3 për qind nivel papunësie që përbën nivelin më të lartë të papunësisë në BE.

Gjatë vitit 2010 niveli i papunësisë në Spanjë ka qenë 20.3 për qind ndërsa niveli i papunësisë për këtë vit përbën nivelin më të lartë në 14 vitet e fundit në këtë vend.

Në fund të muajit mars në Spanjë kanë bërë kërkesë për punë 4 milion e 91 mijë persona, ndërsa janë regjistruar të papunë 5 milion persona.

Deri në vitin 2014 qeveria dhe funksionarët spanjollë janë angazhuar të ulin nivelin e papunësisë deri në shkallën 16 për qind.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›