Lezhë, shpërthim në një dyqan elektroshtëpiake

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një dyqan të paisjeve elektroshtëpiake, në qytetin e Lezhës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të ditës së martë në bulevardin "Gjergj Fishta" në Lezhë, ku një sasi lëndë plasëse është vendosur në taracën e dyqanit dhe si pasojë e shpërthimit është dëmtuar taraca dhe një pjesë të pajisjeve elektroshtëpiake.
Mësohet se nga shpërthimi i lëndës plasëse janë thyer edhe xhamat e pallatit pranë dyqanit ndërkohë që mësohet se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Policia ka mbërritur menjeherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.