E Shtunë, 31 Tetor 2026

20 vjet nga fillimi i rënies së komunizmit

20 vjet pasi qindra gjermano- lindorë thyen perden e hekurt për herë të parë, Gjermania dhe Hungaria përkujtojnë piknikun Pan-Europian. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti hungarez Laszlo Solyom morën pjesë në ceremoninë, ku nuk munguan dhe  qindra refugjatë të Gjermanisë Lindore, që u kthyen në pikëkalimin e Sopronit .

Ministri i jashtëm suedez Karl Bilt, si përfaqsues i BE-së  në fjalën e tij  u shpreh: “Pikërisht më 1989, një e ardhme e re për Europën filloi. Çfarë ndodhi këtu mbi këto fusha ishte një pjesë qendrore e revolucionit europian për liri, demokraci, bashkim,  që vazhdon dhe sot t’i japë botës sonë dhe shërben si frymëzim në pjesë të ndryshme të globit”.

"Pikniku panevropian" u zhvillua në kufirin ndërmjet Austrisë dhe Hungarisë me 19 gusht 1989. Me shumë se 700 gjermano-lindorë e shfrytëzuan spontanisht këtë piknik për t'u arratisur në Perëndim nga Austria, ndërsa autoritetet hungareze nuk ndërmorrën asnjë masë për t’i ndaluar.

Arratisja masive gjatë të ashtëquajturit “Pikniku Panevropian” vlerësohet si ngjarja që i parapriu rënies së Murit të Berlinit dhe perdes së hekurt në përgjithësi.
start/alsat

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›