E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, Karzai publikon draftin e reformave

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karazai, ka publikuar listën e reformave qeveritare. Dekreti i tij 23 faqesh urdhëron ministrat, prokurorët dhe gjyqtarët të luftojnë ryshfetin dhe nepotizmin.

Ai udhëzon zyrtarët që të pastrojnë zyrën e Prokurorit të përgjithshëm dhe gjykatat nga rastet që lidhen me korrupsionin dhe të bëjnë më shumë për të sjellë “figurat e prekura” para drejtësisë.

Qeveritë donatore, për njw kohë të gjatë, janë shprehur të shqetësuara për korrupsion brenda Qeverisë afgane. Karzai ka fajësuar disa kontraktues ndërkombëtarë për problemet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›