NATO: 11 përqind më shumë sulme në Afganistan

Forca e NATO-s në Afganistan ka thënë se sulmet kryengritëse gjatë tre muajve të fundit janë rritur për 11 për qind, krahasuar me vitin e kaluar.
Statistikat e bëra publike tregojnë se qershori ka shënuar numrin më të madh të sulmeve.
Po sipas NATO-s, në këtë periudhë janë vrarë më shumë forca të sigurisë afgane, sepse shumë prej tyre kanë marrë udhëheqësinë në operacionet e sigurisë.