Ban Ki-mun “thellësisht i shqetësuar” për dhunën në Siri

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, ka thënë se është thellësisht “i shqetësuar” në lidhje me raportet për përdorimin e mundshëm të armëve kimike nga Siria.
Ban i ka bërë këto komente në Londër, gjatë një konference të përbashkët me sekretarin e jashtëm britanik, Uilliam Hejg.
Ato pasojnë raportet që citojnë Sirinë të ketë thënë se do të përdorë armë kimike nëse sulmohet nga fuqitë e huaja.
Hejg dhe Ban janë shprehur po ashtu të shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në qytetin e Alepos.
Siria është përfshirë nga protestat antiqeveritare dhe dhuna qysh në mars të vitit të kaluar. Presidenti sirian, Bashar al-Asad, ka injoruar thirrjet e protestuesve dhe të komunitetit ndërkombëtar për largimin nga pushteti.