E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, Karzai shkarkon shefin e tij të inteligjencës

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka shkarkuar shefin e tij të inteligjencës, Rehmatullah Nabil.

Ai ka vlerësuar “përkushtimin” e tij dhe ka thënë se ish-kreu i Drejtorisë për Siguri Kombëtare së shpejti do të bëhet ambasador i Afganistanit në një vend të huaj.

Shkarkimi i Nabilit ndodh disa ditë pas largimit të Ministrit të Brendshëm dhe atij të Mbrojtjes.

Parlamenti kishte votuar mocionin e mosbesimit kundër tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›