Klinton do të udhëtojë drejt Paqësorit Jugor
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, do të udhëtojë këtë javë drejt Paqësorit Jugor.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se Klinton do të qëndrojë në Ishujt Kuk, ku më 31 gusht do të marrë pjesë në Forumin e Ishujve Paqësorë, një grup ky prej 16 territoresh të pavarura dhe vetëqeverisëse, të shpërndara në oqean, në lindje të Zelandës së Re.
Udhëtimi i Klintonit do të përfshijë po ashtu ndalesat në Indonezi, Brunei, Timorin Lindor dhe Kinë.