E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, NATO vret 10 civilë në bombardime

Zyrtarë të NATO-s në Afganistan konfirmojnë se po hetojnë raportet sipas të cilave 10 punonjës të fushatës zgjedhore janë vrarë nga bombardimet ajrore të forcave ndërkombëtare.
Zyrtarët afganë raportuan për BBC-në se automjeti i punonjësve është goditur nga një avion dhe dy helikopterë në provincën veriore të Takhar-it.

Ndërsa trupat e sigurisë të udhëhequra nga NATO-ja konfirmuan se kanë kryer një goditje precize kundër militantëve taliban në këtë zonë. Ata ngulin këmbë se asnjë automjet tjetër veç të militantëve nuk është goditur gjatë sulmit.

Në anën tjetër, zëdhënësi i guvernatorit të Takhar-it thekson se përveç 10 civilëve të vdekur janë lënduar dhe dy persona të tjerë, një prej të cilëve kandidat për zgjedhjet parlamentare të këtij muaji.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›