E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, nisin bisedimet izraelito-palestineze për paqen

Nisin bisedimet e para pas 20 muajsh mes izraelitëve dhe palestinezëve. Udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë janë takuar sot në Uashington për bisedimet për paqen në Lindjen e Mesme.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton po mbikqyr negociatat mes kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe presidentit palestinez Mahmud Abas. Në fjalën e hapjes së bisedimeve sekretarja e shtetit Hilari Klinton theksoi se ajo jep mbështetjen e plotë për këto bisedime duke shtuar se SHBA-ja ka qënë partener aktiv për paqen në Lindjen e Mesme.

Klinton duke iu drejtuar dy liderëve Netanjahu dhe Abas ka theksuar ata kanë në dorë të ardhmen e këtij rajoni duke shtuar se dy shtete të ndara siç janë Izraeli dhe Pakistani është zgjidhja për paqen në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë zyrtarët amerikanë kanë thënë se shpresojnë të arrijnë një marrëveshje brenda një viti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›