E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan: Të paktën 19 të vrarë nga sulme vetëvrasëse

Zyrtarët afganë thonë se të paktën 19 persona kanë humbur jetën dhe 46 të tjerë janë plagosur në sulme vdekjeprurëse të një pasnjëshme në kryeqytetin Kabul.

Talebanët morën përgjegjësinë për sulmet sot në telefonata me Zërin e Amerikës dhe gazetarë të tjerë në Kabul. Zyrtarët afganë thanë se të paktën shtatë militantë humbën jetën nga sulmi.         

Sipas njoftimeve, pesë vetë me armë automatike sulmuan Ministrinë afgane të Drejtësisë në qendër të Kabulit pranë pallatit presidencial.

Një korrespondent i Zërit të Amerikës në vendin e ngjarjes thotë se ushtria dhe policia afgane kanë izoluar zonën përreth.     

Një tjetër sulm kishte si objektiv drejtorinë e përgjithshme të burgjeve. Talebanët thonë se dy persona sulmuan ndërtesën.//kk//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›