Konferencë përkujtimore për nder të Ljublin Diljes
Konferenca përkujtimore u organizua nga Ministria e Jashtme merrte pjesë kryeministri Sali Berisha, Ministri i Punëve të Jashtme, Lulëzim Basha, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.
TIRANE-Një konferencë përkujtimore është organizuar sot për nder të diplomatit, ish ambasadorit të SHBA-së Ljublin Dilja, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Në këtë aktivitet të organizuar nga Ministria e Jashtme merrte pjesë kryeministri Sali Berisha, Ministri i Punëve të Jashtme, Lulëzim Basha, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, diplomatë të njohur , familjarë të të ndjerit.
Kryeministri vlerësoi aktivitetin diplomatik të Ambasadorit Ljublin Dilja, ku shërbente si Ministër Fuqiplotë në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara.
“Humbja e Ljublin Diljes është një humbje e madhe për diplomacinë shqiptare, Elbasanin dhe Shqipërinë”- tha kryeministri Berisha në fjalën e tij të rastit.
Kryeministri Berisha e konsideroi Diljen si “një nga diplomatët më të zotë, që ka dhënë një kontribut të çmuar në forcimin e marrëdhënieve me SHBA, ku shërbeu për disa vite si ambasador i Shqipërisë.
(s.g/BalkanWeb)