Afganistan, arrestohet shefi i burgut nga i cili u arratisën talebanët

Raportohet se shefi i burgut afgan, nga i cili këtë javë janë arratisur qindra kryengritës talibanë, është arrestuar. Përveç shefit të burgut, Ghulam Dastgir, janë arrestuar edhe disa ndihmës të tij të afërt.
Sipas mediave ndërkombëtare shefi i burgut në qytetin Kandahar, në jug të Afganistanit, është arrestuar pas një hetimi paraprak.
Afro 500 të burgosur, kryesisht luftëtarë talebanë, të hënën janë arratisur nga burgu, nëpër një tunel, që ishte gërryer me ndihmë nga jashtë.
Kjo ishte arratisja e dytë masive nga ky burg gjatë tre viteve të fundit.