E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, 5 të vrarë nga një sulm me bombë

Nga një bombë, e cila e ka goditur autobusin me punëtorë të marinës pakistaneze, në qytetin Karaçi, janë vrarë pesë persona.

Ky sulm i sotëm ishte i treti gjatë kësaj jave.

Në mesin e të vrarëve ishin katër pjesëtarë të marinës dhe një person që kalonte në vendin e shpërthimit.

Nga shpërthimi janë plagosur edhe disa të tjerë.

Të martën, katër vetë ishin vrarë kur u sulmuan dy autobusa të marinës në Karaçi.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për të tre sulmet që ndodhën gjatë kësaj jave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›