Afganistan, arrin në 80 numri i viktimave

Presidenti afgan, Hamid Karzai tha se numri i të vdekurve nga sulmi me bombë gjatë festave myslimane shiite të javës së kaluar është shumë më i lartë sesa ishte raportuar.
Duke folur sot në Kabul, Karzai tha se rreth 80 njerëz ishin vrarë në sulmet që ndodhën gjatë festimeve të festës së Ashureve me 6 dhjetor.
Më herët ishte raportuar se 59 njerëz ishin vrarë nga sulmet që ndodhën në tri lokacione të ndryshme: në Kabul, Mazari Sharif dhe Kandahar.
Ende nuk është e qartë nëse shifrat e reja tregojnë vetëm numrin e viktimave nga sulmi në Kabul, apo edhe nga dy vendet e tjera.
Për këto sulme, Karzai ka fajësuar grupin militant pakistanez, Lashkar-e-Jangvi.