E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, nacionalistët protestojnë në Moskë

Rreth 300 nacionalistë kanë protestuar sot në Moskë, në të njëjtin lokacion ku dje u mbajtën protestat masive antiqeveritare.

Duke mbajtur flamurin perandorak rus, ata kërkuan që tu jepet hapësirë më e madhe rusëve etnikë në politikat shtetërore.

Kjo protestë vjen një ditë pas protestave të shumta që u mbajtën në gjithë Rusinë, kundër rezultateve zgjedhore të 4 dhjetorit, në të cilat partia në pushtet e Vlladimir Putinit fitoi shumicën e votave.

Protestat, të cilat u transmetuan edhe në televizionin shtetëror, i detyruan zyrtarët që ta pranojnë publikisht se qytetarët rusë janë të pakënaqur me votimin e fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›