E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritja e çmimeve për festa, Bashkia gardian i tregtarëve abuzues

Pritet që për këtë vit të mos ketë rritje të çmimit të produkteve ushqimore në mënyrë abuzive.Tregtarët deklarojnë se në krahasim me një vit më parë çmimet nuk kanë pësuar rritje shumë të ndjeshme.

Sipas tyre bashkia ka realizuar kontrolle në lidhje me çmimet dhe cilësinë dhe kjo pritet që të ndikojë që qytetarët të mos detyrohen që të blejnë më shtrenjë me rastin e festave, siç ndodh çdo vit në vendin tonë.
 

Në Shqipëri sidomos për festat e fundvitit qytetarët detyrohen që të blejnë më shtrenjë, pasi tregtarët rrisin çmimet në mënyrë abuzive.Pikërisht për këtë në një takim me përfaqësues të bizneseve të Tiranës kryebashkiaku Lulzim Basha ka njoftuar se do të penalizohet çdo tregtar që abuzon me çmimet për festat e fundvitit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›