Afganistan, atentat mbi karvanin gjerman
Mbi nje karvan te ushtrise gjermane eshte kryer nje atentat vetevrases ne veri te Afganistanit. Ne sulmin ne jug te Kundusit nuk eshte plagosur asnje ushtar gjerman, beri te ditur Ministria e Mbrojtjes ne Berlin. As automjete te demtuara nuk ka pasur, u tha. Ushtria gjermane ne Kundus ka qene se fundi shpesh cak i sulmeve dhe kampi i atjeshem fushor eshte perforcuar. Javen e kaluar, ushtaret gjermane zbuluan ne rajon dy depo armesh dhe municioni.