E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siguria ne pune shnderrohet ne problem mbareboteror

Me nisme te Organizates Nderkombetare per Punen (ILO), qe prej vitit 2003 cdo 28 prill kerkohet ne te gjitha vendet nje mbrojtje e permiresuar ne pune. Veprimtarite informuese qendrojne sivjet nen moton "Jeta ime - puna ime e sigurt". Organizatoret synojne qe deri ne vitin 2012 ta ulin ne Evrope numrin e aksidenteve ne pune dhe te semundjeve ne saje te punes me 25 per qind. Ne Evrope, sepse ne dallim nga kontinentet e tjera ku jeta e njeriut eshte me e lire sesa pajisjet e sigurise, apo parandalimi i aksidenteve ne pune, ne kontinentin "plak", jeta e njeriut vlen ca me shume.

Vetem ne Kine vitin e kaluar kane humbur jeten prej aksidenteve ne pune 80000 njerez. Keto jane shifrat zyrtare, ndersa ne raste te tjera shifrat jane sa nje e katerta e atyre qe japin grupet e pavarura te punemarresve. Kur ne minierat e Kines ze dheu minatore, kur ne fushat me lule te Afrikes apo te Amerikes Latine helmohen gra, femije dhe burra prej pesticideve, apo kur punetoret aziatike te ndertimit humbin jeten ne Katar, Seul ose Xhakarte, per te gjithe vlen konstatimi, qe jeta nuk ka vlere per bilancet e firmave. Ka plot te tjere qe vene ne rrezik jeten per punen dhe te ardhurat per veten dhe per familjet e tyre. "Afro 2,2 milione njerez vdesin cdo vit ne saje te punes", thote Organizata Nderkombetare per Punen, qofte prej aksidenteve, semundjeve qe lidhen me punen apo prej pasojave afatgjata te punes". Dhe numri rritet, thote organizata, e cila terheq njekohesisht vemendjen te fakti qe 270 milione njerez pesojne cdo vit aksidente ne pune, qe u kushtojne tri apo me shume dite mungese nga puna. Per te prekurit ne vendet me te varfra nje aksident ne pune, qofte ky me pasoje vdekjen ose jo, kercenon ekzistencen e gjithe familjes. Kur vdes siguruesi i te ardhurave per familjen, ne shumicen e rasteve nuk ka as kompensim dhe as ndihme. Kur ai semuret nuk ka as mbeshtetje financiare per familjen e as trajtim mjekesor per te prekurin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›