E Shtunë, 31 Tetor 2026

Globi nen krize ushqimore, ndalet ekonomia

Rritja ekonomike ne Bashkimin Evropian po ngadalesohet nderkohe qe inflacioni po njeh ngrihet me shpejtesi. Ndersa ne rajone te tjera te globit, Organizata e Kombeve te Bashkuara konstaton se ka nisur t'i kercenoje uria dhe pasojat paralajmerohen te jene serioze.

Ne nje raport te Bashkimit Evropian te publikuar dje, thuhet se ekonomia e vendeve te Bashkimit do te rritet vetem 2 per qind kete vit dhe do te ngadalesohet me tej ne vitin 2009, deri ne 1,8 per qind. Eksperte te Bashkimit Evropian fajesojne per ngadalesimin ekonomik, paqendrueshmerine e tregjeve financiare, renien e ekonomive te tjera dhe rritjen e cmimeve te mallrave, si energjia dhe produktet ushqimore. Kjo rritje cmimesh pritet ta shtoje ritmin e inflacionit ne 3,6 per qind kete vit, nje shifer shume me e larte se sa objektivi i percaktuar nga zyrtaret e Bashkimit Evropian. Ekspertet po ashtu, paralajmerojne se kushtet e pazakonta te tregut e veshtiresojne parashikimin e sakte per te ardhmen e ekonomise.

Sakaq mbare bota eshte ne rrezik krize nga rritja e cmimit te ushqimeve. Programi Boteror i Ushqimit paralajmeron se cmimet ne rritje te ushqimeve mund te shkaktojne krize globale ne qofte se bota nuk vepron menjehere. Agjencia boterore e ushqimit i ka bere thirrje urgjente komunitetit nderkombetar per ndihme te menjehershme per vendet ne zhvillim qe nuk arrijne t'i perballojne mungesat e ushqimit dhe cmimet e larta. Ka pasur kerkesa edhe per kufizimin e bio-karburanteve, per te cilat disa besojne se jane pjeserisht shkaktare te krizes qe po krijohet ne tregjet e ushqimit.

Ne disa vende, familjet shpenzojne deri ne 80 per qind te te ardhurave per ushqim. Kjo situate ka shkaktuar zemerim qe vazhdon te rritet. Ne Lindjen e Mesme ka mungesa ne furnizimet me buke. Ne Karaibe, demonstratat per ushqim rrezuan qeverine e Haitit. Ndersa ne Azi, trupat ushtarake ruajne orizin. Greg Berou punon per Programin Boteror te Ushqimit ne OKB. "Jane nje numer faktoresh te kombinuar qe po ndikojne, cmimet e larta te naftes dhe cmimet e larta te ushqimit te nxitura nga rritja e ekonomive ne Kine dhe Indi. Pastaj fenomeni i prodhimit te bio-karburanteve, ku fushat qe dikur perdoreshin per te prodhuar grure per ushqim tani perdoren per nafte", deklaron Berou.

Ne kete situate, ekspertet e kerkimeve bujqesore thone se ndryshimi i mandatit te qeverise amerikane per rritjen e perdorimit te bio-karbureve mund te ndihmoje ne lehtesimin e presionit te cmimet e ushqimit.

OKB: Ne, me plan per krizen ushqimore

Sekretari i pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Moon, filloi dje bisedimet me agjencite per zhvillim, lidhur me perpjekjet si te tejkalohet kriza, qe eshte shkaktuar nga rritje e cmimeve te ushqimit dhe gazit. Kombet e Bashkuara do te dalin ne nje plan per masat emergjente ndaj kesaj krize ne konferencen dyditore ne Bern te Zvicres, deklaroi Ban Ki Moon. Bisedimet do te perfshijne kryesisht Organizaten Boterore te Ushqimit dhe Banken Boterore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›