E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, atentat vëllait të presidentit Karzai

Kabul - Vëllai i presidentit afgan, Hamid Karzai, i shpëtoi sot një sulmi kundër autokolonës së tij. Ahmad Wali Karzai i mbijetoi për mrekulli sulmit të agresorëve, ndërkohë që mbeti i vdekur njëri prej truprojave të tij. Gjatë kohës së sulmit, vëllai i presidentit po udhëtonte nga provinca lindore Nangahar drejt kryeqytetit.

Menjëherë pas atentatit ndaj të vëllait, presidenti Hamid Karzai akuzoi talebanët si autorë të kësaj ngjarjeje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›