Meta: Mbështetje biznesit
Elbasan -Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta në vijim të turit elektoral për prezantimin e Planit për Veprim është ndalur në qytetin e Elbasanit, ku është pritur nga përkrahës të kësaj force politike. Gjatë këtij takimi, Meta ka shpalosur disa nga shtyllat më të rëndësishme të programit elektoral. Ndër të tjera, Meta ka premtuar se do të nxjerrë bujqësinë nga kriza, duke subvencionuar deri në 25% për qind për inputet, si farërat, fidanët, pesticidet, plehrat kimike, karburantin për punimet në bujqësi.
“Vetëm me këtë politikë në fushën e bujqësisë dhe industrisë agropërpunuese ne do të realizojmë punësimin e 100 mijë shqiptarëve, si në fshat dhe në qytet”, u shpreh Meta. Duke u ndalur tek kostoja e jetesës që është një nga problemet më të mëdha të shqiptarëve, sidomos për familjet me të ardhura më të pakta, Meta premtoi tatim 0 mbi të ardhurat për pagat deri 250 mijë lekë të vjetra.
Kreu i LSI-së shpreh se Plani për Veprim është përmbledhja e programit të plotë elektoral dhe qeverisës të LSI për zgjedhjet e 28 Qershorit për katër vitet që vijnë. Është një plan konkret dhe realist, është një plan i bazuar mbi mundësitë aktuale që ka vendi ynë dhe mbi prioritetet e zhvillimit të tij.
Ai tha më tej se për bizneset e reja që do krijohen do të përjashtohen nga tatim fitimi në rastet kur punësojnë të paktën 5 punëtorë për tre vitet e ardhshme dhe do të kenë lehtësira të përshkallëzuara për numrin në rritje të atyre që do të punësojnë. Kostoja e jetesës është një nga problemet e mëdha, sidomos për familjet me të ardhura më të pakta.