E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhje brenda PD-së

Tiranë -Sot zhvillohet gara për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike për degën e Tiranës, që është edhe dega më e madhe në vend. Në garë janë katër kandidatë, ndërsa Besnik Mustafaj u tërhoq vetëm një ditë më parë.

Megjithëse, nuk dihen mirë emrat që do të garojnë, për shkak të mungesës së informacionit, mësohet se në votim do të marrin pjesë si kandidatë, drejtori i KESH-it, Gjergj Bojaxhi, deputetja, Lajlja Përnaska si dhe ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi. Kryesia që do të mblidhet sot paradite, do të përzgjedh vetëm dy kandidatë, të cilët do të mund të vijojnë garën.

I preferuari i shefit të PD-së, Sali Berisha, është ish-ministri i Drejtësisë, një nga anëtarët e KOP-it, Aldo Bumçi, gjasat për të cilin janë më të mëdha për të fituar, duke qenë se autoriteti i Berishës, në parti dhe tek anëtarët është i madh. Ndërkohë, po sot Partia Demokratike pritet të mbledhë kryesinë për të vendosur se me kë do të përfaqësohet në zgjedhjet e 28 qershorit. Ende nuk ka një listë të qartë të 140 kandidatëve përveç zërave se të paktën kryeministri Berisha do të garojë në kryeqytet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›