Afganistan bomba vret 18 civile
Sipas raportimeve të mediave të huaja, ata po udhëtonin në një autobus të vogël në rajonin Nahri Sarraj kur shpërthimi ndodhi.
Bombat artizanale të vendosura anash rrugëve janë një teknike tashmë e zakonshme e përdorur nga guerrilasit talbanë kundër forcave të NATO-s.
Gjashtë muajt e parë të 2011-ës kanë qenë më të përgjakshmit në radhët e civilëve në Afganistan, që nga fillimi i luftës 10 vjet më parë.
Zëvendëshefi i policisë, Kamaluddin Shirzai ka deklaruar se agjentët e tij janë ende në vendin e ngjarjes.
“Informacionet që kam marrë nga skena e krimit tregojnë se të 18 personat që ndodheshin në autobus kanë vdekur. Deri tani nuk kemi qenë në gjendje të identifikojmë trupat e një gruaje dhe tre burrave”, ka deklaruar zyrtari i policisë.