E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanje iken Zapatero

Zgjedhje të parakohshme në Spanjë. Është vetë kryeministri socialist Jose Luis Rodriguez Zapatero që ka njoftuar lajmin, për të cilin shtypi fliste prej kohësh.

Zapatero, që tashmë ka humbur popullaritetin e tij, konsiderohet si një lider i dobët.

Aq i dobët sa që partia socialiste ka vendosur të paraqitet në zgjedhjet e ardhshme me kandidaturën e ministrit aktual të Brendshëm, Alfredo Perez Rubalcaba.

Një tjetër arsye që ka ndikuar në rënien e popullaritetit të Zapatero është edhe kriza ekonomike, që në Spanjë duket se po thellohet ashtu sikurse në Irlandë e Portugali.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›