E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi kufizohet hapesira per tigrat

Numri i tigrave në Indi është rritur, por është kufizuar hapësira natyrore e tyre për shkak të zhvillimit ekonomik dhe luftës guerrile.

Lajmin e ka bërë të ditur shoqata WWF, në një konferencë për shtyp në Nju Delhi, ku është prezantuar një raport mbi popullsinë e tigrave dhe kafshëve të tjera në vitin 2010.

Nga raporti rezulton se në Indi janë 1706 tigra kundrejt 1.411 të regjistruar në vitin 2006, falë ripopullimit të parqeve natyrore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›