E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, dy të vdekur nga sulmi vetëvrasës

Një vetëvrasës ka hedhur veten në erë një makinë të pajisur me eksploziv, në afërsi të baze ushtarake të NATO-s në aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin afgan, Kabul. Shpërthimi i regjistruar të martën ka provokuar vdekjen e të paktën dy personave dhe plagosjen e disa të tjerëve. Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për 4 të plagosur. Autoritetet afgane thanë se viktimat ishin civilë. Sulmi vetëvrasës me automjet bombë ndodhi në hyrje të aeroportit. Talebanët kanë marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin dhe thanë se target ishin pikërisht trupat e NATO-s. Aeroporti i Kabulit përdoret nga civilët, por dhe nga forcat ushtarake ndërkombëtare që gjenden në Afganistan. Nga infomacionet e para, Reuters bëri të ditur se nuk pati viktima, por televizionet lokale thanë se kishte disa viktima, ndër të cilët afganë edhe pjesëtarë të trupave të huaja. "Ishte një sulm vetëvrasës, një automjet shpërtheu përpara godinës së ISAF-it, pas shpërthimit unë pashë një të plagosur dhe retë e tymit dalloheshin lehtësisht", tregon një pronar dyqani në zonën ku ndodhi atentati. Për këtë ngjarje zyrtarë të lartë të NATO-s nuk kanë dhënë komente apo deklarata.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›