Panairi Fiera del Levante sërish në Shqipëri

Përsëri e pranishme në Shqipëri panairi i Fiera del Levante. Kështu në bashkëpunim me Institutitn e Tregëtisë së Jashtme ky panair për të nëntën herë rresht do të jetë i hapur që prej 14 tetorit të këtij viti. Vetë presidenti i kompanisë, Antonio Ciuffreda gjatë prezantimit të bërë në një konferencë për shtyp tregoi se këtë vit orientimi kryesor që do të ketë panairi te produktet do të jetë në lidhje me energjinë, mjedisin dhe qëndrueshmërinë e sektorit të ndërtimit. "Këto janë disa pikat kryesore që është i orientuar tregu i Bashkimit Europian, por edhe shqiptar", shtoi ai. Ndërkaq që Francesco Vitulli, drejtor i Institutit Italian për Tregtinë e Jashtme u shpreh se një bashkëpunim tregtar midis dy vendeve, siç është Shqipëria dhe Italia ka ndihmuar mjaft dhe do të vazhdojë të ndihmojë në progresin ekonomik.