Afganistan, eliminohet një drejtues taleban
Lajmi u bë i ditur sot nga burime të ISAF-it nga Kabuli. Në një komunikatë në të cilën konfirmohet vdekja e Abu Baqir, theksohet se automjeti me të cilin po lëvizte zëvendëskomandanti u godit menjëherë pasi, së bashku me një tjetër militant, kishte sulmuar komisariatin e policisë në Alibad.
“Në operacion mbetën të plagosur dy ushtarë aleatë, ndërsa asnjë civil nuk ka pësuar dëme”, theksohet më tej në komunikatë. Sipas informacioneve të ISAF-it, Baqir kishte katër kamikazë në gatishmëri për të kryer sulme në qytetin e Kunduzit.