E Diel, 1 Nëntor 2026

Sllovaki, 1 i vdekur, dhjetëra të evakuuar nga përmbytjet

“Situata është alarmante në qytetet Handlova, Ziar-nad-Hronom dhe Prievidza. Ka të paktën një të zhdukur, një burrë nga Prievidza dhe për fat të keq kemi edhe viktimën e parë. Bëhet fjalë për një burrë nga Handlova, i cili është marrë me vete nga rrjedha e ujit ndërsa përpiqej të shpëtonte makinën e tij”, njoftoi Lucia Garajova e shërbimit të shtypit të Ministrisë së Brendshme sllovake.

Sipas saj, rreth 30 persona janë detyruar të evakuohen nga Prievidza. “Janë regjistruar dëme të mëdha materiale”, u shpreh Ministri i Brendshëm Daniel Lipsiç, i cili shkoi në Handlova dhe Prievidza. Në veri të Republikës çeke, pesë persona kanë gjetur vdekjen në fundjavë si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›