Jahjaga vizite zyrtare ne Bruksel

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka udhëtuar sot për në Bruksel, ku në ditët e ardhshme do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të BE-së.
Lajmin e bën të ditur presidenca kosovare, sipas të cilës zonja Jahjaga do të takohet me shefen e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton dhe presidentin e BE-së, Herman Van Rompuy.
Sipas burimeve, presidentja do të takohet edhe me komisionerin për Zgjerimin, Shtefan Fyle, kreun e Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
KE: Kosovë-Serbi të normalizojnë raportet
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic ka deklaruar se Brukseli pret që marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës të normalizohen sa më parë.
Kocijancic ka nënvizuar se bashkëpunimi rajonal është një kusht për të gjitha vendet e Ballkanit në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.
“Ky është qëndrimi ynë, tashmë shumë i njohur. Aktualisht jemi të përqendruar tek bisedimet, ku BE-në e përfaqëson Robert Cooper”, ka deklaruar Kocijancic.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Lila: Embargoja mbetet në fuqi
Ministrja kosovare e Tregtisë, Mimoza Kusari Lila ka deklaruar se marrëveshja për vulat doganore me Beogradin nuk nënkupton heqjen menjëherë të masave të reciprocitetit. “Delo”: Serbia, pranë njohjes së Kosovës
Marrëveshja e arritur për vulat doganore mes Prishtinës dhe Beogradit e ka afruar Serbinë drejt njohjes së shtetësisë së Kosovës, shkruan në numrin e sotëm të saj e përditshmja sllovene “Delo”. Policia lë të lirë aktivistët e Vetëvendosjes
Lirohen aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje të arrestuar ditë më parë pasi sulmuan me domate makinën e zëvendëskryeministres kosovare Edita Tahiri. Paktet, Kacin: Hapa të rëndësishëm
Arritja e marrëveshjes për vulat doganore të Kosovës dhe për kadastrat paraqet hap të rëndësishëm në përparimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit.
Marrëveshjet, Tahiri: Bëmë veprimet e duhura
Zëvendëskryeministrja e vendit, kryenegociatorja Edita Tahiri, duke i vlerësuar shumë të rëndësishme marrëveshjet e arritura me Serbinë për njohjen e vulave doganore dhe kthimin e dokumenteve kadastrale, ka deklaruar se shteti serb me këtë akt e ka pranuar pavarësinë e Kosovës në fushën e doganave.
Lajmet kryesore
Prokuroria, hetim kabllogramëve
Krijohet një grup për të verifikuar mesazhet
Rama: PS, lidershipi i integrimit
Berisha: Opozita të jetë pjesë e reformave
"Vizita e Pivetti-t në Vlorë, e papranueshme"
Licensa e dytë 3G