Afganistan, humbin jetën 2 ushtarë amerikanë
Lajmi u konfirmua nga komandanti i NATO-s në Afganistan, duke e çuar në 93 numrin e ushtarëve të vrarëve që prej fillimit të muajit. Një ditë më parë, gjashtë ushtarë të forcave të NATO-s duke përfshirë dhe një çminues polak, humbën jetën nga shpërthimi i bombave artizanale në jug dhe lindje të Afganistanit.
Edhe Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi vdekjen e një ushtari si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë. Ushtari ishte plagosur që prej dy javësh. Me 93 ushtarë të vrarë në 27 ditë, qershori është muaji më i përgjakshëm në tetë vjet e gjysmë luftë për forcat ndërkombëtare, ku dy e treta e tyre janë trupa amerikanë.