G-20 debate për zgjidhjen e krizës globale financiare

Shoqëruar nga diferenca në qëndrime rreth strategjisë së duhur për forcimin e ekonomisë botërore, filloi punimet në Kanada samiti i G-20. Kryetarët e vendeve më të mëdha të industrializuara dhe atyre në ekspansion industrial, në këshillime synojnë të harmonizojnë masat për daljen nga kriza financiare. Ndër temat më të polemizuara është politika koniunkturore dhe ajo për tregjet financiare.
Ndërkohë që SHBA mbron masat ndihmëse për ekonominë të financuara nga borxhe, evropianët ngulin këmbë për shkurtimin e shpenzimeve. Diferenca ka dhe në qëndrimin ndaj taksës për bankat, që mbështetet nga Gjermania dhe vende të tjera të BE-së. Kancelarja Angela Merkel u shpreh se sheh pak shanse për vendosjen e një takse të tillë globale për bankat dhe se vendosja e një takse mbi transaksionet spekulative është vështirë të realizohet.
Nderkohe qe pas demonstrimeve fillimisht paqësore kundër samitit të G-20, ka pasur përleshje mes demonstruesve dhe forcave të policisë. Me qindra demonstrues u vunë zjarrin makinave të policisë dhe qëlluan me gurë vitrinat e dyqaneve. Policia përdori gazin lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës. Më shumë se 150 demonstrues u arrestuan dhe 3 persona jane plagosur.
Adela Zeza