E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD mirëpret idenë e KQZ-së për komisionerë të përhershëm

Deputeti demokrat Eduart Halimi, u shpreh se kjo mund t’i jap fund mosbesimit nga partie politike.

"Ky është problemi që ka Partia Socialiste, me komisionerët. Sigurisht, mund të jetë kjo një zgjidhje, dhe është një zgjidhje interesante, sepse del jashtë komisioneve bipartizane. Pra, ne kemi sot komisione numërimi, apo zgjedhore, i kemi bipartizane. Për aq kohë sa njëra forcë politike, që aq më tepër është opozitë dhe duhet pyetur edhe më tepër për hartimin e ligjit, ajo ka mosbesim në komisionet bipartizane dhe sigurisht që do të ishte një zgjidhje”, tha ai për mediat.

Sipas deputetit demokrat kjo është një çështje që do të sjell patjetër ndryshime në Kodin Zgjedhor. Dhe domosdoshmërish duhet dhe mendimi i opozitës".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›