Afganistan luftime te ashpra NATO-rebele

Kontigjenti i NATO-s ne Afganistan ka njoftuar se trupat e koalicionit kane vrare 30 talebane qe kryen nje sulm te dhunshem gjate nates.
Luftimet u verifikuan ne provincen e Paktikes ne kufi me Pakistanin ku militantet sulmuan nga te gjitha anet duke perdorur pushke dhe granata.
Pese ushtare te koalicionit mbeten te plagosur gjate luftimeve te cilat ishin aq te ashpra sa qe ushtaret kerkuan nderhyrje nga ajri.
Ne nje komunikate te leshuar nga ISAF thuhet se nga radhet e trupave te koalicionit shumica e te cileve ishin amerikane nuk pati asnje humbje.
Zona kufitare mes Afganistanit dhe Pakistanit eshte kthyer ne nje strehe per ekstremistet islamike dhe shpesh here eshte sulmuar me avione te telekomanduar.