E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina garanci SHBA per tokat e rralla

Kina ka siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk do te kete kufizime ndaj eksportit te tokave te rralla sic njihen ndryshe mineralet e perdorura per teknologjine e larte.

Lajmin e ka bere te ditur nje pjesetar i delegacionit amerikan qe po merr pjese ne samitin e vendeve te Azise qe po zhvillohet ne Hanoi.

Sipas burimit sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton ka marre garanci te forta ne kete drejtim.

Kina zoteron nje te treten e rezervave boterore por 97 per qind e tokave te rralla qe ishin shitur ne vitin 2009 kishin origjine kineze.

Pekini zyrtar ishte akuzuar vecanerisht nga Japonia se kishte kufizuar tregtimin e ketyre mineraleve qe perdoren per teknologjine e larte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›