E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, mbi talebanë vriten gjatë luftimeve

Kabul - Policia afgane bën të ditur se të paktën 22 talebanë janë vrarë në jug të Afganistanit gjatë luftimeve me forcat e sigurisë së këtij vendi dhe ato të huaja.

"Të paktën 22 talebanë humbën jetën, katër prej të cilëve pakistanezë dhe pjesa tjetër afganë", deklaroi shefi i policisë afgane, Abdul Rehman Sarjang.

Jugu i Afganistanit është edhe zona kryesore e operacioneve kundër ekstremistëve. Talebanët kanë qeverisur vendin nga viti 1996 deri në vitin 2000.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›