Mediu: Shqipëri në BE
Vlorë-Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu deklaroi se pas anëtarësimit në NATO, tashmë koalicioni i djathtë me një mandat të dytë qeverisës do të vazhdojë punën drejt reformave të tjera shumë të rëndësishme dhe finalizimin e tyre për anëtarësimin në BE. Kreu i PR-së, ka zhvilluar një takim me anëtarë të kryesisë së kësaj partie në qytetin e Vlorës. Në këtë takim paraelektoral Mediu shoqërohej edhe nga ministrja e Shëndetësisë Anila Godo.