Afganistan, mbyten 9 anëtarët e ekuipazhit

Nga rrëzimi i aeroplanit, Ministria e Transportit në Afganistan ka bërë të ditur se të nëntë anëtaret e ekuipazhit në aeroplanin rus të mallrave kanë humbur jetën.
Aeroplani u rrëzua në pjesën verilindore të Afganistanit.
Ende nuk është bërë e ditur se çfarë e ka shkaktuar aksidentin. Zyrtarët thanë se aeroplani rus “Illyushin 76”, është nisur nga Baku të martën në mbrëmje me 18 tonë furnizim për misionin e NATO-s në Afganistan, dhe po udhëtonte drejt bazës ajrore të Bagramit, në veri të Kabulit.
Ambasada e Azerbejxhanit në Pakistan tha se ekipi i aeorplanit ishte nga Azerbejxhani dhe Uzbekistani. Aeroplani i ndërtuar në Rusi, i përkiste kompanisë private ajrore të Azerbejxhanit, “Silk Way”.