E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti maqedonas zgjedhë sot nënkryetarët

Ditën e sotme, Parlamenti i Maqedonisë do të zhvillojë seancën e dytë të përbërjes së re parlamentare, ku pritet zgjedhja e nënkryetarëve dhe trupave të tjerë parlamentare. Në këtë seancë pritet të vërtetohet numri i nënkryetarëve, ku sipas marrëveshjes dy nënkryetarë do t`i takojnë partive të maxhorancës VMRO-DPMNE dhe BDI dhe njëri nënkryetar nga LSDM opozitare.

Gjithashtu gjatë seancës së sotme do të votohen edhe vendimet për formimin e trupave punuese dhe delegacioneve për bashkëpunim ndërkombëtar. Në rend dite të seancës do të jetë ndryshimi i vendimit për themelimin e Këshillit Nacional për Evrointegrime, ndërsa parashikohet që anëtarët e këtij këshilli të kenë edhe zëvendësit e tyre. Lidhur me zgjedhjen e nënkryetarëve nga radhët e BDI, përmenden disa kandidatura mes tyre Xhevat Ademi, Hajrulla Misini dhe Ermira Mehmeti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›