Presidenti serb, Tadiç viziton Bosnjen

Presidenti serb Boris Tadiç ditën e sotme ka vizituar Bosnjen. Kjo vizitë zhvillohet me synimin e përmirësimit të lidhjeve mes dy shteteve, që shpesh ishin të tensionuara. Në fakt marrëdhëniet mes dy shteteve mbesin të tensionuara pas luftës së hidhur të viteve 1992-1995.
Vizita e sotme e presidentit serb në Bosnje, shënon udhëtimin e dytë të tij, që kur përfundoi konflikti. Lideri serb gjatë kësaj vizite pritet të takohet me presidencën tripalëshe të Bosnjes- ushtruesin e detyrës së presidentit, përfaqësuesin e serbëve të Bosnjes, Nebojsha Radmanovic, përfaqësuesin mysliman Bakir Izetbegoviq dhe atë kroat Zheljko Komsiq.
Vizita vjen pak kohë pas arrestimit të komandantit të luftës, Ratko Mlladiçit, i cili ishte në arrati për 16 vjet me radhë.