Afganistan, nis rekrutimi për "Forcën Lokale Policore"

Kabul, 18 gusht, NOA Pas miratimit të projektligjit për krijimin e Forcës Lokale policore, nga presidenti Hamit Karzai, qeveria afgane komunikoi sot, nisjen e mbledhjes së rekrutëve kundër forcave talebane.
Qeveria afgane ka kërkuar rekrutimin e mijëra personave, për të përforcuar njësitë policore që do të luftojnë për mbrojtjen e rajoneve të Afganistanit nga kryengritësit talebanë.
Sipas mediave vendase ministri i Brendshëm i Afganistanit, Munir Mangal në një konferencë për shtyp ka deklaruar se nisma e marrë ka përkrahjen e SHBA-ve dhe po krijohet pikërisht në dy krahinat Ëardak dhe Uruzgan, dy krahinat më të goditura nga talebanët.
Sipas ministrit Mangal Forca e re lokale policore do të përbëhet nga 10 mijë vetë.
Komandanti i forcave të shumëkombëshe dhe amerikane në Afganistan, Gjenerali Amerikan, David Petreus, ishte njeriu që kërkoi krijimin e Forcës Lokale Afgane, një forcë policore që i përngjan milicisë irakiane, të fiseve.
mit/NOA