E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosjet mbi Afganistanin, Pentagoni jo, dialogut me sitin Wikileaks

Washington, 18 gusht, NOA Lidhur me publikimin e të dhënave sekrete në sitin Wikileaks, mbi luftën në Afganistan, Pentagoni ka përgënjeshtruar zërat e publikuara, duke deklaruar se nuk është i interesuar të negociojë me faqen në fjalë, mbi dokumentet që posedon ky sit privat.

Nuk jemi të interesuar të bëjnë bisedime për të mbërritur në ndonjë marrëveshje ndërpersonale për dokumentet e publikuara, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit.

Ai theksoi ndërkaq se, Pentagoni nuk ka patur asnjë kontakt direkt me Wikileaks.

Kështu ka përgënjeshtruar zëdhënësi i Pentagonit, deklaratat e përgjegjësit të faqes Wikileaks, që pati thënë se Ushtria amerikane ishte gati për të hyrë në dialog lidhur me publikimin e dokumenteve mbi luftën në Afganistan.

mit/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›